MBLEDHJA E II KUVENDIT TE SHOQATES

E K S T R A K T
NGA PROCESVERBALI I MBLEDHJES II TE KUVENDIT TE SHOQATES PER DEME TE LUFTES ”NGRITJA E ZERIT” MBAJTUR MË 25.02.2011

Mbledhjen e kryesoi kryetari i shoqatës Jahir Bejta. Ai mbledhjen e deklaroi të hapur dhe konfirmoi se në mbledhje marrin pjesë afër 90% e anëtarëve te Kuvendit.
Për këtë mbledhje u propozua ky

R e n d i d i t ë s:
1. Fjala përshëndetëse
2. Ndarja e mirënjohjeve
3. Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit vjetor te punës për vitin 2010, referues në emër të kryesisë Jahir Bejta,
4. Njoftim lidhur me Letrën e hapur për media elektronike dhe të shkruara, drejtuar institucioneve qeveritare te Republikës së Kosovës, Republikës se Serbisë,Vendeve te Kuintit, Bashkimit Evropian dhe vendeve te gatshme për ndërmjetësim te dialogut ( Prishtinë – Beograd), referues në emër te shoqatës Jahir Bejta
5. Shqyrtimi dhe miratimi i Planit te veprimit për vitin 2011, referues në emër te kryesisë Jahir Bejta
6. Ndonjë çështje tjetër

I

FJALA PËRSHËNDETËSE

Jahir Bejta, në bazë te votave, k o n s t a t o i së njëzëri u miratua rendi i ditës. Ai në vazhdim përshëndeti familjet e dëshmorëve, veteranët e luftës, të plagosurit e UÇK-së dhe te pranishmit, pastaj ja dha fjalën Kadri Osajt, anëtar i kryesisë.

Kadri Osaj, po ashtu përshëndeti te pranishmit në mbledhje, shkurtimisht kumtoi bazën juridike te veprimtarisë she shoqatës duke i potencuar disa raste nga praktika për fitimin e kontestit rreth kompensimit te dëmit.

II

NDARJA E MIRËNJOHJEVE

Kryesuesi arsyetoi propozimin e kryesisë për ndarje te mirënjohjeve Aeroportit Ndërkombëtar te Prishtinës “Adem Jashari”, për përkrahjen materiale në shumë prej 2000€ gjatë vitit 2009, si dhe Komunën e Skenderajt për përkrahje morale dhe materiale, pastaj e qiti në vota propozimin.
Në baze te votave, kryesuesi k o n s t a t o i marrjen e vendimit për ndarjen e mirënjohjeve Aeroportit Ndërkombëtar te Prishtinës “Adem Jashari” dhe Komunës se Skenderajt .

III

SHQYRTIMI DHE MIRATIMI I RAPORTIT VJETOR TE PUNËS PËR VITIN 2010

Kryesuesi, e arsyetoi Raportin e punës një vjeçare te shoqatës për vitin 2010, duke folure për: misionin e shoqatës, te arriturat, perceptimin e qytetarëve për aktivitetin si dhe për sfidat e shoqatës, te cilat kryesisht janë te natyrës financiare, me theksime se Komuna e ka ndihmuar në vitin e kaluar shoqatën më 700 €, mjete këto nga te cilat zyrtari juridik, z. Hamdi Bislimi është kompensuar vetëm me nga 100€ në muaj, ndërsa në mungesë te mjeteve financiare, i njëjti nuk e ka marr as një cent në muajt e par te po këtij viti pasi që shoqata është joprofitabile, pra tërësisht pa fond, ja shkoi edhe muaji shkurt, ndaj mbesim me shpresë se do te ndihmohemi nga pushteti lokal, qendror apo nga ndonjë donator. Ne vazhdim kryesuesi numëroi institucionet te cilave ju ka drejtuar në fillim te janarit me propozim-projekte rreth përkrahjes se mundshme financiare dhe hapi diskutimin. Ne diskutim morën pjese:

Një qytetar nga fshati Rezallë, i cili rrëfeu për vuajtjet gjatë luftës, se si ja kanë marr policia djalin, ja kanë burgosur dhe e kanë keqtrajtuar rënd deri në alivanosje, ashtu që ka mbetur me trauma, foli edhe për dëmet tjera materiale.

Gjyla Derguti nga Rezalla me vendbanim në Skenderaj, rrëfeu për torturimin e djalit te saj Hysniut nga ana e policisë, vetëm e vetëm pse është marr me aktivitet kombëtar. Tregoi se djalin Hysniun ja kanë mbajtur 8 vite në burg dhe se i është dashtë ta shes 1 hektar tokë për ta nxjerr nga burgu. Ne vazhdim theksoi se pas vdekjes se djalit, tani në moshën e shtyrë është duke i rritur jetimet.

Ne vazhdim Jahir Bejta, ua prezantoi te pranishmëve 2 propozime te marra nga ana e kryesisë: për formimin e një delegacioni për te kontaktuar me qeveritarët dhe institucionet tjera për te kërkuar mbështetje financiare, si dhe propozim për pranimin e z.Ylber Durmisht anëtar te kuvendit, duke e aprovuar kërkesën e te njëjtit pas shprehjes se dëshirës për anëtarësim dhe ndihmësen e shoqatës.

Pas konsultimit te përbashkët te propozimeve dhe qitjes në votim, kryesuesi konstatoi se njëzëri u mor vendim për formimin e delegacionit ne përbërje nga; 1.Jahir Bejta, kryetar, 2. Kadri Osaj, 3. Hysni Ngucatit, 4. Haki Oruqit, 5. Hidajete Beqirit, 6. Nebih Ferizit dhe 7. Sheremet Gashit anëtar për te kontaktuar me qeveritarët dhe institucionet tjera për te kërkuar mbështetje financiare. Poashtu , kryesuesi konstatoi se u mor vendim për pranimin e Ylber Durmishti anëtar te kuvendit te shoqatës .

IV

NJOFTIM LIDHUR ME LETRËN E HAPUR PËR MEDIA ELEKTRONIKE DHE TE SHKRUARA, DREJTUAR INSTITUCIONEVE QEVERITARE TE REPUBLIKËS SE KOSOVËS, REPUBLIKËS SE SERBISË,VENDEVE TE KUINTIT, BASHKIMIT EVROPIAN DHE VENDEVE TE GATSHME PËR NDËRMJETËSIM TE DIALOGUT (PRISHTINE – BEOGRAD)


Kryesuesi, e dha një ekspoze lidhur me Letrën e hapur për media elektronike dhe te shkruara, drejtuar

institucioneve qeveritare te Republikës se Kosovës, Republikës se Serbisë,Vendeve te Kuintit, Bashkimit Evropian dhe vendeve te gatshme për ndërmjetësim te dialogut Prishtine – Beograd. Ai veçoi se letra prej 10 faqe tekst dhe me mbi 40 faqe foto me masakra te kryera nga forcat policore - ushtarake serbe, që në hapjen e konferencës zgjoi interesim te jashtëzakonshëm te gazetarët edhe pse materialin ua kishim shpërndarë paraprakisht te incizuar në CD. Interesimi vinte e u shtonte kur filloi shfletimi i pamjeve te tmerrshme te masakrave te kryera nga barbaria serbe, ku kameramanët ishin fokusuar në zëniën e secilës pamje te masakrave. Edhe pse mediet elektronike dhe ato te shkruara raportuan për protestën paqësore dhe konferencën për media te mbajtur më 31.12.2010, lidhur me letrën e hapur, te publikuar nga OJQ- ”Ngrita e Zërit” nuk u tha as një fjalë, madje nuk u shfaq as edhe një pamje e vetme nga gjithë ato foto me masakra.

Kryesuesi hapi diskutimin. Ne diskutim morën pjesë:

Muhamet Ahmeti, i cili falënderoi stafin e shoqatës për një punë kaq madhore pa kompensim, në hartimin e padive për kompensimin e dëmit te shkaktuar nga barbaria serbe.

Kadri Osaj, ngriti shqetësimin për mos publikimin e punës se shoqatës e posaçërisht, për mos publikimin e letrës se hapur e cila është aq me peshë, nga ana e RTK-se dhe televizioneve tjera.

Nebih Ferizi në fjalën e tij po ashtu ngriti shqetësimin për mos marrje pjesë ne mbledhjen e kuvendit televizionet tjera por tek e fundit mjafton qe prezantoi TV Mitrovica, e cila incizoi shumë prova për kryesit e masakrave, dhe pamjet nga masakrat me te tmerrshme, dhe pasi që TV Mitrovica do ta përsërit disa herë incizimin, sado pak do te informohet një pjesë e publikut me punën e shoqatës .

Ismet Dajaku, falënderoi punën e madhe te kryer nga ana e stafit te shoqatës, ndërsa theksoi se është turp për Dik Martin i cili po orvatet ta zhvleftësoi luftën e drejt te UCK-se.

Xhevat Xhinovci, po ashtu shprehu fjalë miradije për punën e shoqatës, duke theksuar se është mirë që ne kemi prova te bollshme për argumentimin e veprave barbare te kryera nga agresori serb.

Sheremet Gashi, ju falënderua shumë punës se pashembullt dhe te mrekullueshme te cilën është duke e kryer stafi i shoqatës, veçoi se është duke u kryer një pune madhore, ndërsa kërkoi qe lendet te plotësohen sa më me shumë prova, fotografi dhe gjësende te cilat argumentojnë gjenocidin e kryer nga forcat militare dhe paramilitare serbe, sidomos gjatë luftës se fundit ne Kosove 1998/99.

Ne baze te votave kryesuesi konstatoi se letra e hapur u përkrah unanimisht .

V

SHQYRTIMI DHE MIRATIMI I PLANIT TE VEPRIMIT PËR VITIN 2011

Kryesuesi, e arsyetoi Planin e veprimit për vitin 2011 sipas kronologjisë se detyrave, duke potencuar se është konstatuar me kryetari e Komunës se Mitrovicës z.Avni Kastrartin i cili ka premtua se do te angazhohet ne shtrirjen e shoqatës ne atë komune, ne vazhdim i informoi te pranishmit se janë mbajt kontakte edhe me përfaqësues te Komunës se Drenasit dhe te disa komunave tjera, te cilët po ashtu janë pro angazhimit për shtrirjen e shoqatës ne komunat e tyre, pasi qe shoqata vepron ne nivel vendi.

Pasi qe ne diskutim nuk mori pjesë as kush, kryesuesi e qiti ne votim Planin e veprimit te shoqatës për vitin 2011. Ne bazë te votave konstatoi se edhe kjo pik e rendit te ditës u miratua si e tillë.

Pasi qe nuk pati ndonjë fjalë rasti për piken te ndryshme, kryesuesi kërkoi nga te pranishmit qe secili te kyçet ne dhenjen e kontributit te mundshëm dhe konstatoi përfundimin e punës se mbledhjes ne ora 15.00

Procesmbajtësi,
Hamdi Bislimi, d.v.

K r y e t a r i ,
Jahir Bejta, d.v.