MEDIAT, OBJEKTIVITETI DHE LIRIA E MUNGUAR

Është bere tradite tashme, qe për çdo 31 dhjetor, përfaqësuesit e KKAFZHK,te organizojnë proteste paqësore ne kërkim te personave te zhdukur, duke qëndruar përkrah familjareve te tyre, për te ndare se bashku dhembjen e madhe ne natën me te gjate te vitit.

Edhe me 31.12.2010, ne ora 12.00 pran Kuvendit te Kosovës, mu para fotografive te te zhdukurve, ne protestën paqësore, njëherit konferencën për media te organizuar nga përfaqësuesit e KKAFZHK, unë Jahir Bejta nder anëtaret me te rregullt, një herit kryetar i OJQ-se ”Ngritja e Zërit” u përpoqa te jem një zë me shume ne emër te se vërtetës, duke publikuar letrën e hapur për media, drejtuar institucioneve vendore dhe ndërkombëtare me moton, futja ne rend te ditës për zbardhjen e fatit te te zhdukurve dhe kompensimin e dëmit ne njerëz dhe demit material – kusht për bisedimet Kosove – Serbi.

Gjykoi se letra përkonte plotësisht me koherencën, meçe përshpejtimi i mbajtjes se bisedimeve Kosove – Serbi kishte bere buje nga faktori ndërkombëtar, e ne veçanti nga Brukseli, nisme e përqafur nga Serbia por e përkrahur edhe nga ana e përfaqësuesve te institucioneve te Kosovës.

Veçoi se letra prej 10 faqe tekst dhe me mbi 40 faqe foto me masakra te kryera nga forcat policore - ushtarake serbe, qe ne hapjen e konferencës zgjoi interesim te jashtëzakonshëm te gazetaret edhe pse materialin ua kishim shpërndarë paraprakisht te incizuar në CD. Interesimi vinte e u shtonte kur filloi shfletimi i pamjeve te tmerrshme te masakrave te kryera nga barbaria serbe, ku kameramanët ishin fokusuar ne zenjën e secilës pamje te masakrave.

Edhe pse mediet elektronike dhe ato te shkruara raportuan për protestën paqësore dhe konferencën për media te mbajtur me 31.12.2010, lidhur me letrën e hapur, te publikuar nga OJQ- ”Ngrita e Zërit” nuk u tha as një fjalë, madje nuk u shfaq as edhe një pamje e vetme nga gjithë ato foto me masakra.

Këtu, dikushi interferoi qe te mos publikohej fjala e lirë,qe te mos përcillet zëri i mijëra nenave e baballarëve, ne emër te te cilëve edhe ishte shkruar letra.

Ky nuk është rasti i pare kur mediat tona injorojnë ne ketë mënyrë ceshtje me rendësi te madhe dhe Interes kombëtar. Ne ketë mënyrë, mediat kosovare po bëhen çdo dite me te lodhshme dhe me te frikshme.

Objektiv e medias është dhe duhet te jete, qe ti ofroje opinionit publike informata profesionale, duke iu përmbajtur etikes gazetareske dhe duke respektuar te drejtat e te tjerëve.

Mendoi qe sfide për gazetaret sot është evitimi i konflikteve dhe bindjeve personale e politike gjate punës, dhe informimi objektiv, i pa anshëm, jo tendencioz dhe pa ngjyrime politike.

Veçoi, se letra i është përcjell faktorit ndërkombëtar ne mënyrë elektronike dhe atë mbi 100 emal adresa: parlamentareve te UE, madje, edhe vet Dik Martit, përfaqësuesve te vendeve te kuintuit, përfaqësuesve te ambasadave ne Kosovë, përfaqësuesve te organizatave ndërkombëtare në Kosove, kryeministrit në largim, tani kryeministër z.Hashim Thaqit, avokatit dhe njeherit këshilltar te kryeministrit z.Tome Gashit si dhe presidentit atëherë ne detyre, tani kryetar i Kuvendit te Kosovës z. Jakup Krasniqit, me te vetmin pretekst, njoftim për veprat penale kundër njerëzimit dhe ato gjenocidiale te kryera nga ana e barbarisë serbe ne kundërshtim me konventat ndërkombëtare, nënshkruese e te cilave është edhe vet Serbia si sukcesore, por edhe ne kundërshtim me LMD neni 185 në lidhje me nenin 180 (G.Z. e RSFJ , Nr. 29/78 ), ligj i cili ishte ne fuqi në kohën e kryerje se veprave te cekura me lart, dispozita ligjore këto, qe ja vejnë në barrë Qeverise se Republikës se Serbisë, kompensimin e demit, ndërsa kompensimi i demit është njeri nga kushtet relevante për te aplikuar Serbia për anëtarësim ne UE .

Lidhur me interferencën për te mos u publikuar letra, u parashtrova pyetje edhe organizatorëve te protestës ne konferencën për media, ne mbledhjen e rregullt te KKAFZHK te mbajtura në Mitrovice me 29.01.2011, dhe në mbledhjen e mbajtur në Skenderaj me 26.02.2011, por kryesuesit e mbledhjes as nuk e pohuan as nuk e mohuan, prapë, mohuesi i fjalës se lire, mbeti mister.

Duke marre shkas nga ky rast dhe raste te ngjashme si ky, bëjmë apel, qe mediat te jene shembull i demokracisë se një vendi, e jo skllav i politikes apo interesave te ngushta ekonomike e klanore.

Ndaj, kjo përvojë e keqe, le te hapura shume pikëpyetje:

* A është gazetaria sot ne vendin dhe misionin qe i ka dhenë vetes?

* A është gazetaria sot ne shërbim te opinionit publik, apo ne shërbim te interesave te vetvetes?

( I nderuari shfletues i ueb faqes ngritjaezerit.org ,  tekstin e letrës se hapur mund ta shfletosh ne këndin e majtë sipër ballinës se OJQ “Ngritja e Zërit” )

Skenderaj, me 10 mars 2011                                                                      
                                                                                                                  
K r y e t a r i
Jahir Bejta, d.v.