Kërkesë për ofrimin e kushteve për shtrirje te shoqatës

Për :   Kryetaret e Komunave të KosovësNga :     Shoqata për dëme të luftës “Ngritja e Zërit”
Lënda: Kërkesë për ofrimin e kushteve për shtrirje te shoqatës

Skenderaj, 26.06.2011 

Të nderuar kryetarë të Komunave të Kosovës, u njoftojmë se në Skenderaj vepron shoqata për dëme të luftës “Ngritja e Zërit” që nga një dhjetori 2008.

Shoqata vepron në nivel vendi, mirëpo për mungesë të kushteve dhe mjeteve financiare ende nuk ju dha rasti te dislokohet në kryeqytet.

Faktor determinues për regjistrimin e shoqatës ishte kauza kombëtare dhe prekja e ndërgjegjejes për larje të borxhit intelektual ndaj viktimave dhe familjarëve që mbeten pa më të dashurit e tyre, ndaj për t’u ndihmuar këtyre familjeve shoqata vepron tërësisht falas.

Misioni i shoqatës është, parashtrimi i kërkesë padisë Qeverise te Republikës te Serbisë për kompensimin e dëmit të shkaktuar bashkëkombësve tanë, dhe atë; demit të shkaktuar në njerëz dhe dëmit material (pasi që konform dispozitave të Ligjit mbi Marrëdhëniet e Detyrimeve, Ligjit mbi Procedurën Kontestimore dhe Konventave përkatëse Ndërkombëtare, qeveria e RS mban përgjegjësinë objektive ) .

Personeli i shoqatës : plotëson aplikacionet për kompensim dëmi, kërkon dhe mbledh provat mbi dëmin e shkaktuar, administron provat, klasifikon të njëjtat dhe në fund harton paditë për secilin qytetar në mënyrë individuale, fotokopjon dosjet në ekzemplarë të mjaftueshëm për palët dhe gjykatën .

Deri me tani shoqata numëron afër 800 anëtarë nga 10 komuna të Kosovës, kurse ka të hartuara mbi 5000 padi .

Ndaj me qëllim të ofrimit të shërbimit për qytetarët e secilës komunë, luteni që të përkrahni shtrirjen e kësaj  shoqate nëpër komunat tuaja .

Për të zhvilluar shoqata aktivitetin nevojitet sigurimi i kushteve minimale nga ana e secilës komune si ne vijim :

1. sigurimi i një zyre, qoftë edhe me inventar dhe me pajisje kompjuterike te vjetruara 2. sigurimi të paktën të një page për juristin i cili do të punoj me orar të plotë (me shpresë se do te gjendet edhe ndonjë vullnetar që do ta ndihmoj atë në kryerjen e punëve të cilat pritet të jenë voluminoze, pasi që po thuaja ç’do qytetar i dëmtuar do ta padisë Republikën e Serbisë për kompensimin e demit .Pasi qe e ter puna është e karakterit human shpresojmë se do të gjendet, ndonjë donator që sado pak do mbështesë shoqatën, e cila aktualisht është tërësisht pa burime financiare)

Të dhënat shtesë për shoqatën gjinden në web faqen ngritjaezërit.org .

Duke u nisur nga fakti se kemi të bëjmë me një interes të përgjithshëm për qytetaret,te cilët ne forma te ndryshme pësuan krejtësisht pa fajin e tyre, qytetaret te cilët një hërit janë edhe tatimpaguesit dhe elektorati, shpresojmë për aprovimin e kërkesës sonë.

Presim konfirmim brenda afatit kohor te arsyeshëm, përmes adresës elektronike apo përmes telefonit .

Dokumenti origjinal.
Lista e emailave.