DORËZOHEN NE GJYKATË TETËQIND PADI PER KOMPENSIMIN E DËMIT TË LUFTËS

ZYRA DREJTË MBYLLJES

Organizata Joqeveritare “Ngritja e Zërit” si organizatë profesionale e përbër nga avokat dhe jurist me përvojë te gjatë, është regjistruar ne institucionet e Republikës se Kosovës  në nivel vendi me 29.09.2008. ne përputhshmëri me dispozitat përkatëse ligjore në fuqi.

Stafi profesional i shoqatës pas elaborimit te dispozitave ligjore vendore dhe ndërkombëtare ne fuqi mbi liritë dhe të drejtat e njëriut, konstatoi, se veprat penale dhe ato gjenocidiale kundër njerëzimit  nuk parashkruhen, ndaj me përkushtim  ju qas punës vullnetare (tersisht falas) ne ; kompletimin e lëndeve - dosjeve, përpunimin dhe administrimin e provave relevante  dhe  hartimin e padive individuale për secilin qytetar te dëmtuar gjatë dhe  paraluftës te shkaktuar ne; njerëz, demit material, dhe fitimit te humbur ne forma te ndryshme, te shkaktuara gjatë luftës së fundit ne Kosovë, në vitet 1998/99.

Faktor determinues  për regjistrimin e subjektit  në fjalë, ishte dhe mbeti kauza kombëtare si kryefjalë e ditës, e cila motivoi prekjen e ndërgjegjes për larje te borxhit intelektual ndaj kombit. Ndaj, ky gjest human, pamëdyshje, nënkupton promovimin e dashurisë ndaj njerëzimit dhe paqes,mbi bazën e gjakut të derdhur.

Me bindjen se veprimtaria e këtij subjekti me interes te përgjithshëm – nacional, do te akceptohet nga ana e institucioneve te mirëfillta te Republikës së Kosovës,na bëri qe në mënyrë shkresore, ti drejtohemi përfaqësuesve te institucioneve deri tek kryeparlamentari dhe kryeministri i vendit, për ndërmarrjen e masave drejt institucionalizimin te subjektit dhe përkrahjen ne aspektin shumëdimensional, por, deri me tani, nuk ka asnjë lëvizje ne ketë drejtim.

Shoqata për momentin numëron mbi 800 anëtar, nga 11 Komuna të Kosovës, numër i cili po rritet ne vazhdimësi. Janë hartuar 800 padi individuale dhe te njëjtat me dosjet e bashkangjitura janë dorëzuar nëpër  organet e drejtësisë.

Mirëpo, për shkak te mospërkrahjes nga ana  e institucioneve te RK, kryetarëve te komunave dhe asociacioneve tjera, përveçse nuk u krijuan kushtet për dislokimin e selisë qendrore te  shoqatës ne kryeqytetin e Kosovës dhe shtrirjen e shoqatës nëpër komuna, fatkeqësisht, ajo po shkon drejtë mbylljes.

Deri më tani nga fundvitit 2008, shoqata ka funksionuar falë kushteve minimale te cilat na i ka krijuar Komuna e Skenderajt dhe një donacioni nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës i cili tanimë është shteruar duke e paguar ne mënyrë simbolike zyrtarin e rregullt te shoqatës me nga 100€ në muaj.
 
Parashtrohet pyetja, a ja vlenë te shuhet misioni i kësaj shoqate? Me siguri, përgjigja duhet te ishte se nuk ja vlenë. Por, nëse dikush kërkon shkaktarin dhe arsyen për mbylljen e mundshme te zyrës se këtij subjektit te shenjtë, përgjigjen mund ta gjej nga përmbajtja e komentit.

Skenderaj, 27.03.2012
Perfaqsuesi i shoqates,
Jahir Bejta d.v.