KONSITUOHET KUVENDI I OJQ “NGRITJA E ZËRIT” NE SKENDERAJ

Skenderaj, 25 shkurt – Organizata Joqeveritare “Ngritja e Zërit” në Skenderaj, në Kuvendin konstituiv të mbajtur të enjten në sallën e Shtëpisë së Kuluturës “Hasan Prishtina”, në të cilin kanë marrë pjesë familjarë të të zhdukurve, dëshmorëve, invalidë të UÇK, përfaqësues të pushtetit lokal dhe mysafirë të tjerë, ka bërë të ditur numrin e padive të bëra ndaj shtetit të Serbisë, për dëmet që i ka shkaktuar gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Jahir Bejta, nga këshilli iniciues i shoqatës, ka thënë së në kompletim e sipër janë 450 lëndë të parashtruara nga qytetarët e komunave Mitrovicë, Skenderaj, Drenas, Kastriot, Kamenicë, Vushtrri dhe Gjilan, për kompensim të dëmit të pësuar prej suprimimit të autonomisë së Kosovës e deri në ditët e fundit të luftës.

“Prej ditës së parë të themelit të shoqatës e deri më tani janë hartuar 170 paditë e para, të cilat shumë shpejtë do t’u drejtohen organeve kompetente të drejtësisë”, ka thënë Bejta, i cili shtoi së, duke pasur parasysh kushtet e vështira në të cilat shoqata zhvillon aktivitetin e vet, u janë drejtuar korporatave dhe bizneseve të mëdha për ndihmë materiale, me qëllim të funksionimit normal të kësaj organizate që është jo fitimprurëse.

Ai ka thënë së të gjitha shtetet e ish Jugosllavisë, të cilat përjetuan luftën, ashtu siç përjetoi edhe Kosova, ju kanë qasur punës për kompensim të dëmit që pësuan, si pasojë e konflikteve të armatosura. “Ndaj mendimin së edhe shteti ynë, në çfarëdo forme qoftë, ka obligim që t’ju del në ndihmë familjarëve të dëmtuar në luftë, e posaçërisht dëmeve në njerëz, numri i të cilëve nuk është i vogël, ndaj, po që së realizohet misioni i shoqatës dhe po që triumfon drejtësia vendore dhe ndërkombëtare, fëmijët bonjak në një të ardhme jo të largët, mund të përmirësojnë mirëqenien e tyre dhe të krahasohen me bashkëmoshatarët në shtetet tjera”, ka theksuar Bejta.

Ai tha së vendimet juridike që do të ndërmerren në të ardhmen, mbështeten në të drejtën ndërkombëtare, si dhe në praktikën gjyqësore në procedurat e zhvilluara në shtetet me demokraci dhe drejtësi të zhvilluar. Siç tha Bejta, ushtria serbe shndërroi tokën e Kosovës në një tokë të djegur, bilanci i të cilës tragjedi rezultoi me 2 mijë dëshmorë, u vranë dhe masakruan mbi 12 mijë civilë (pleq, gra e fëmijë), u dhunuan shumë femra dhe mbi 1 milion njerëz u rreshtuan në kolonën e shpërnguljes nga Kosova.

Ndërkaq, juristi Kadri Osaj, anëtar i Kuvendit, duke folur në aspektin juridik për aktivitetin e OJQ “Ngritja e Zërit”, ka thënë së, paditë për kompensimin e dëmit nga njëra anë kërkojnë nga gjykatat kosovare që ta njohin principin e kompetencës së jashtëzakonshme në të drejtën civile, që do të thotë së qeveria e Serbisë mund të paditet edhe në vendin tonë, ngase një gjë e tillë në shtetin tonë fqinjë është i pamundur dhe i parealizueshëm për rrethana të njohura. Kuvendin e kanë përshëndetur Ismet Salihu, kryesues i Kuvendit Komunal të Skenderajt, Halit Berani, aktivist për të drejtat e njeriut në KMDLNJ-në e Mitrovicës dhe Xhemajl Bajrami, autor i librit “Buzëqeshje e vrarë”, kushtuar masakrës së Abrisë, i cili, siç tha autori, ka zgjuar ndërgjegjen ndërkombëtare.

Organizata Joqeveritare “Ngritja e Zërit” në vazhdim ka prezantuar 56 anëtarët e Kuvendit, të cilët do t’i përfaqësojnë interesat e parashtruesve të padive, si dhe ka shpërndarë librezat. Ndërkaq, në hollin e Shtëpisë së Kulturës, është hapur ekspozita e Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Mitrovicë, me autor Halit Berani, në të cilën janë ekspozuar fotografi të civilëve të vrarë dhe masakruar gjatë luftës.

Inqizimin e mledhjes konstituive e beri Jeton Rushiti, nga radio locale e Skenderaj “Radio Drenica” Inqizimin e beri