15: Të adresohen dëmet e luftës në pasurinë private dhe individuale

Grupi i Ekspertëve E 15 me 21 nëntor 2012 organizoj debatin në të cilin përveç anëtarëve të tij morën pjesë edhe përfaqësues të Institutit për krime lufte pranë Ministrisë së Drejtësisë, nga Agjencioni për ndihmë juridike falas, nga Shoqata e juristëve të Kosovës, Shoqata e avokatëve si dhe përfaqësuesit nga Komuna e Hanit të Elezit dhe OJQ-së ‘’Ngrite Zërin’’ nga Skenderaj .

Pas debatimit

Profesor Muhamet Mustafa, udhëheqës i E15 dhe deputet në Kuvendin e Kosovës nënvizoi se agresioni serb në Kosovë kishte për qëllim që me aksione ushtarake dhe policore në mënyrë sistematike të dëmtojë pronat private, ekonomitë familjare dhe bizneset private, që në kombinim me deportimin e pjesës më të madhe të popullatës jashtë Kosovës të realizonte planet e tij për spastrimin etnik.

Si rezultat i diskutimit, u përkrah iniciativa që të formohet një këshill iniciativë për formimin e një asociacioni që do të merrej me këtë çështje për të mbështetur në mënyrë sistematike e profesionale aktivitetet e individuale e kolektive për relazimin e te drejtave të tyre për kompensimin e dëmeve të luftës në pronën dhe pasurinë private. Pas debatit ky këshill u formua dhe pritet që në periudhën e ardhshme të zhvillojë një aktivitet domethënës./Indeksonline/