KOSTOJA E FATURËS PËR DËME TE LUFTËS - PRODUKT I HESHTJES DHE MOS DENONCIMIT TE KRYESVE TE KRIMEVE

Miq dhe shok te respektuar !

KOSTOJA E FATURËS PËR DËME TE LUFTËS - PRODUKT I HESHTJES DHE
MOS DENONCIMIT TE KRYESVE TE KRIMEVE

Heshtja- anashkalimi i denoncimit te kryesve te gjenocidit te par ne paqe .
Me rastin e vrasjes dhe masakrimit misterioz te qindra ushtareve shqiptar neper kazerma te ndryshme te ish APJ-se gjate periudhës 1981-1993, nen dirigjimin e forcave sekrete te Ushtrisë Jugosllave KOS-it, duke ber trillime gjëja se ushtaret kanë ber vetëvrasje.

Solli përsëritjen e gjenocidit  te dyte prapë gjate paqes.

Prapë,  nga forcat sekrete te Ushtrisë Jugosllave-KOS-it, respektivisht nga Kabineti te Sllobodan Millosheviqit, u be helmimi i nxënësve shqiptar ne masë mbi 7000 veta madje me helme kimike te luftës, duke e trilluar dukurin e helmimin si orkestrim te seperatistve shqiptar.

Heshtja edhe te gjenocidit te dyte.
Solli përsëritjen e gjenocidit te tret por tani gjate luftës.

Prapë nene urdhrin e te njëjtit dirigjues Sllobodan Millosheviq, i cili tani e hoqi maskën dhe publikisht urdhëroj gjeneralët nga kreu i ushtrisë jugosllave dhe Ministria e Punëve te Brendshme për  marrjen e ofensivave dhe kryerjen e krimeve te pamëshirshme duke ; vra, masakruar, përdhunuar, plaçkitur, sprovimin e politikes se tokës se djegur dhe ne fund dëbimin ne masë mbi 800 000 shqiptareve nga vatrat e tyre.
Tentimin për ta fsheh krimin tani e mohojnë urdhermarrsit si : Dragolub Ojdaniq ne cilësinë e shefit te shtabit te përgjithshëm te Ushtrisë Jugosllave, Vllastimir Gjorgjeviq ne cilësi te ish-ndihmësministrit te PB, dhe shumë gjeneral tjerë ne Gjykatën e Hagës, duke pranuan ne tersi fajin për te tera krimet e kryera ne Kosove, dhe duke ju kërkuar falje viktimave dhe te deportuarve.
 Ne stafi drejtues i shoqatës për dëme te luftës “Ngritja e Zërit” me seli ne Skenderaj, e cila vepron ne nivel vendi me moton: përpjekje për larje te borxhit intelektual ndaj bashkëkombësve .
Pas elaborimit te bazës juridike dhe konstatimit se për momentin institucionet e RK si entitet nuk e kanë te drejtën e inicimit te procedurës tek organet e drejtësisë ndërkombëtare për zhdëmtim - kompensim te dëmit, meçe Kosova ende nuk është pjesë e organizmave ndërkombëtar, ndërsa kohëzgjatjes se pengesës  nuk i dihej fundi .
Ne cilësinë e shoqërisë civile e filluam veprimtarinë ne grumbullimin e provave , administrimin e te njëjtave dhe hartimin e kërkesëpadive  individuale për qytetaret e RK si dhe te atyre nga diaspora . Veprimtarin e shenjet e filluam ne formë bamirësie pa para, duke llogaritur se kompensimi i shërbimit te mirëfilltë juridik  është  kompensuar paraprakisht me koston e gjakut te derdhur.
Deri me tani, me punën pas orarit zyrtar dhe ditëve te vikendit hartuam mbi 800 padi individuale për qytetaret nga 12 komuna te Kosovës. Por qe ne mungesë te përkrahjes sado simbolike qe nga fillim viti 2009, përveç se nuk u krijuan kushtet minimale për shtrirje te shoqatës nëpër komunat tjera është duke u rrezikuar mbyllja e zyrës edhe ne Skenderaj.

Me respekt nga stafi i shoqatës profesionale !