Shkrese drejtuar Gjykatës Themelore ne Mitrovice-dega ne Skenderaj

Për: Gjykata Themelore në Mitrovicë-dega në Skenderaj
Isa Shala - kryetar,
Nga: OJQB "Ngritja e Zërit" me seli në Skenderaj
Jahir Bejta, përfaqësues,
Lënda: Kërkesë - propozim i përgjithshëm për sigurimin e provës (paraprova)
Skendera, me 05. 07. 2013

Në bazë të nenit 373 paragrafi 1, ndërlidhur me nenin 379.1, 379.2, 380 dhe 381 të Ligjit mbi Procedurën Kontestimore Nr. 03/L-006

I propozohet
Gjykatës Themelore në Mitrovice-dega në Skenderaj si institucion i pavarur dhe i paanshem i drejtësisë, që para fillimit të seancave të shqyrtimit kryesor sipas te gjitha kërkesëpadive individuale të hartuara nga OJB "Ngritja e Zërit" dhe te deponuara në këtë gjykatë lidhur me kompnesimin e dëmeve të luftës, të URDHEROJ sigurimin e provës (paraprova), respektivisht dëgjimin e të gjitha palëve në procesverbal si mjet shtese provues, për ta përforcuar bindjen tek gjyqësori lidhur me shkaktimin e dëmit të tërësishëm moral dhe material si pasojë e luftës pavarësisht ne cilën instancë shqyrtuese ndodhen lëndët përkatëse.

Arsyetimi
Organizata Joqeveritare Bamirëse "Ngritja e Zërit" me seli në Skenderaj si shoqate profesionale dhe bamirese vepron ne nivel vendi qe nga 30 shtator 2008. Subjekti merret me identifikimn e viktimave te luftes, kompletimin e dosjeve me prova relevante mbi demin e shkaktuar is pasoje e luftes si dhe hartimin falas te kerkesepadive individuale kunder Qeverise se RS si entitet me pergjegjësi objektive për zhdëmtim-kompensim te demit te luftes. Deri me tani stafi i subjektit ka hartuar disa qindra kërkesëpadi individuale për qytetarent nga 12 Komuna të Kosovës, ndërsa pjesa dërmuese i përkasin Komunës së  Skenderajt.

Ndaj duke patur për baze faktin se shumica e parashtruesve te kërkesëpadive ndodhen ne moshtë të shtyrë dhe mund te pritet vdekja e tyre para se palët të dëgjohen ne shqyrtimin kryesor gje qe deri me tani ka ndodh vdekja e 6-7 personave qe nga deponimi i kërkesëpadive ne Gjykaten Themelore ne Mitrovice-dega ne Skenderaj.

Prandaj duke patur per baze nje mori faktoresh si: mosha e shtyre e paleve paditese gjë që mund të vështirësojë por edhe të pamundësojë marrjen e provës-dëgjimin e palëve, natyrën zvarritëse të lendeve neper instancat e gjyqësorit deri në plotfuqishmëri si dhe faktin e kompleksivitetit në kontekstin e raportit momental Kosove - Serbi.

Shpresojmë ne miratimin e kërkeses nga ana e Gjykatës Themelore në Mitrovicë - dega ne Skenderaj, respektivisht marrjen e urdhrit per sigurimin e proves me heret para fillimit te procedures se shqyrtimit kryesor.