GJYAKATA E SEKENDERAJT FILLOJ HEDHJEN E LENDEVE PER DEME TE LUFTES

Tani, Gjykata Themelore ne Mitrovice - Dega ne Skenderaj, e cila ne sirtarët e lëndëve te pavendosura qe nga muaji mars i vitit 2010 kishte mbi 760 lende – kërkesëpadi te hartuara nga OJB “Ngritja e Zërit”përkitazi me zhdëmtimin- kompensimin e dëmeve te luftës. Nga data 22 korrik 2013 gjykata filloi hedhjen e te gjitha kërkesëpadive përmes aktvendimeve duke u thirrur ne jo kompetencë.

Kusht për ti pranuar ankesat për ne Gjykatën e Apelit është pagesa e taksës gjyqësore ne lartësi prej 30€ për secilën lëndë pa dallim duke mos përjashtuar as kategoritë e dala nga lufta te cilat sipas ligjit   Nr.04/L-054, janë te liruara nga pagesa e taksës gjyqësore.

Gjykata liron nga pagesa e taksës gjyqësore vetëm shfrytëzuesit e asistencës sociale, ndërsa duke pas për baze kriteret rigoroz për përfitimin e kësaj te drejte për shkak te buxhetit te limituar, pjesës dërmuese te familjeve ne gjendje jo te mire ekonomike ju mohohet e drejta e qasjes ne drejtësi.

Sekndejmi mu për ketë shoqata për dëme te luftës ju drejtua me kërkesë ne forme te letrës publike Qeverise se RK për ti sponzoruar shpenzimet ne larësin e taksës gjyqësore për palët. Pastaj, si variant te dyte për krijimin e kushteve për qasje ne drejtësi këtyre palëve si kategori e veçanet, ju drejtua me shkrim Gjykatës Themelore ne Mitrovice-Dega ne Skenderaj për lirim nga pagesa e taksës gjyqësore.

Dhe se fundi prononcimin për medie lidhur me mos përfilljen e ligjit nga ana e Gjykatës Themelore ne Mitrovice-Dega ne Skenderaj

Ne vijim ja postimi lidhur me reflektimet si me lart: