Letra dërguar Kryeministrit të Republikës së Kosovës

Për: Qeveria e Kosovës - Kryeministri z. Hashim Thaqi
Lënda: Përsëritja e kërkesës për çështjet dialoguese
Nga: Organizata: OJQB "Ngritja e Zërit" personi kontaktues, Jahir Bejta
Skenderaj, me 06.09.2013

Shoqata per deme te luftes e emëruar "Ngritja e Zerit" me seli ne Skenderaj, eshte regjistrua me datë, 03.09.2008 per te vepruar më pas ne nivel vendi. Stafi i shoqatës, merret me hartimin e kerkesapadive individuale perkitazi me zhdemtim-kompensimin e demeve te luftes per qytetaret e Republikes se Kosoves (duke i kryer falas te tera sherbimet juridike deri ne hartimin e kerkesapadive individuale)

Deri me tani shoqata i ka hartuar mbi 800 padi individuale per qytetaret e 12 komunave te Kosoves, dhe te njejtat jan dorëzuar nga viktimat apo familjaret e viktimave neper gjykatat themelore varsisht nga kompetenca territoriale. Ndaj, meqe tani janë duke u finalizuar shume çështje kontestuese ne fazën e dialogimit ne mes te Kryeministrave te Republikës së Kosovës dhe Republikës se Serbisë drejt normalizimit te raporteve ndërshtetërore i Propozojme Kryeministrit te vendit Z. Hashim Thaqit qe ne pikat për shqyrtim gjate dialogut te futen:
1. Zbardhja e fatit për te zhdukurit dhe
2. Kompensimi i dëmeve te luftës.

Ne rast te arritjes eventuale te ndonjë kompromisi te dhimbshëm ne kontekstin e heqjes dore nga kompensimi i dëmeve te luftës, qofte ne mënyre te shprehur apo ne mënyrë te heshtur, përsërisim se Republika e Kosovës, respektivisht Qeveria e RK do te merr përsipër kompensimin e demit te shkaktuar nga agresori serb.

Vlen te theksohet se kjo është kërkesë e përsëritur, meqe te njëjtën ia kemi adresua paraprakisht Znj. Edita Tahirit zv. Kryeministre e Qeverise së Republikës së Kosovës me datën 04.03.2011, bile duke i propozuar qe këto dy çështje te jen nder pikat e para për shqyrtim posa te fillon dialogimi.

Poqese kërkesat nuk realizohen, ndërsa çështja e dialogimit për personat e zhdukur dhe kompensimin e demve te luftës ndërlidhet me te drejtën e qasjes se viktimave ne gjyqësine vendore, ne si shoqëri civile do te detyrohemi qe ti ndërmarrim veprimet alternative siç jane: protestat, mbledhja e peticioneve dhe veprime te ngjashme ne kontiuitet deri ne realizimin e kërkesave tona.

Me respekt!

Ne emër te Shoqatës "N.Z."
Jahir Bejta, përfaqësues.