OJQ “Ngritja e zërit”, formon degën edhe në Mitrovicë

Formimi i Degës së OJQ “Ngritja e zërit”, edhe në Mitrovicë, ka qenë temë e bisedës ndërmjet kryetarit të komunës, Agim Bahtiri dhe kryetarit të OJQ-së së lartpërmendur në nivel vendi, Jahir Bejta, që është zhvilluar në kabinetin e kryetarit Bahtiri.
 
Fillimisht Bejta e njoftoi kryetarin e Bahtiri me qëllimin e formimit të OJQ “Ngritja e zërit” dhe funksionimin e saj, për të kërkuar më pastaj mbështetjen për formimin e degës edhe në Mitrovicë.

Bejta tha se veprimtaria kryesore e OJQ-së që ai e drejton është mbledhja, klasifikimi, administrimi dhe hartimi i kërkesë-padive për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, të cilët kanë pësuar dëme gjatë luftës në Kosovë që dëshirojnë të padisin shtetin e Serbisë për këto dëme.

“Ne këto padi i procedojmë me akte juridike deri në gjykatën kushtetuese të Kosovës dhe më pastaj edhe ën Gjykatën Ndërkombëtare të Strasburgut”, ka thënë ai.

Bejta kërkoi nga kryetari Bahtiri që të siguroj një hapësirë të vogël dhe pajisje e inventarë, por nëse ka mundësi edhe një jurist, i cili do të punonte në lëndët e qytetarëve.

Kryetari Bahtiri e falënderoi drejtuesin e OJQ “Ngritja e zërit”, për punën që po bënë në dobi të qytetarëve të Kosovës e tani edhe për interesimin për qytetarët e Mitrovicës.

“Më vjen mirë që keni filluar realizimin e këtij projekti shumë të rëndësishëm. Kjo është një punë e mirë dhe keni mbështetjen time sa i përket formimit të degës këtu. Unë do të shikoj se ku ka hapësirë të lirë për të ju vendosur, si dhe do të shikoj mundësitë tjera për të ju mbështetur”, ka thënë ai.