AS E VETMJA FJALË NGA PRESIDENTJA PËR DËMET E LUFTËS

Me datë, 27.03.2015 duke filluar nga ora 14:00, Presidentja Jahjaga priti një delegacion te përfaqësuesve te personave te pagjetur.

Bajram Qerkinaj, koordinator i KKAFZHK-së, prezantoj sfidat rreth zbardhjes se fatit te personave te pagjetur, duke veçuar edhe gjendjen e vështirë  financiare te familjarëve, dhe ne fund idorëzojparashtresënPresidentes ne forme te shkruar duke treguar vështirësitë  e veprimit të mëtejmë të kësaj Shoqate.

Presidentja  u zotua se do te angazhohet  ne lëvizjen  e te gjithë artereve  vendor e ndërkombëtar për realizimin e synimit te veprimtareve për  personat e pa gjetur si ne parashtresë .

Ndërsa, meqë OJQB “Ngritja e Zërit” e cila përpos angazhimit rreth personave te pagjetur , vepron si shoqatëpër dëme te luftës ne nivel vendi,stafi i se cilës  kryen pune avokatie  falas ne saje te kauzës kombëtare,e cila deri me tani ka hartuar mbi 900 kërkesëpadi individuale, e njoftova Presidenten  me sfidat e shoqatës dhe i dorëzova prezantimin e sfidave ne mënyrë  shkresore.

Pas leximit  te parashtresës nga  Presidentja,  edhe përkundër faktit se bëhej fjalë  me interes te përgjithshëm te përmasave nacionale,  asnjë fjalë e vetme  rreth OJQB “Ngritja e Zërit”nga Presidentja.