GJYKATA KOMUNALE NE SKENDERAJ I SHKELI TE DREJTAT E NJRIUT

Me datën 13.05.2010 nga 31 palët e ftuara për tu dorëzuar lendet e kompletuara se bashku me padit drejtuar Gjykatës Komunale ne Skenderaj kundër Republikës së Serbisë, respektivisht Qeverise së Republikës së Serbisë për kompensim te dëmeve të shkaktuara nga agresori serb kryesisht gjatë luftës së viteve 1998/99, 22 palë i janë përgjigj ftesës , kanë nënshkruar formularët gjegjës, u janë dorëzuar dosjet  së bashku me paditë ne tre ekzemplar.

Edhe pse ne fillim te tekstit te padisë është ber propozimi për lirimin nga pagimi i shpenzimeve procedurale ne përputhshmëri me dispozitat përkatëse ligjore, Gjykata Komunale ne Skenderajt nuk u ka pranuar padit palëve drejtpërsëdrejti, ndaj palët ne cilësinë paditësve janë detyruar qe dosjet e kompletuara me padit ti a përcjellin Gjykatës Komunale ne Skenderaj tërthorazi përmes postes.

Ne këtë rast, Gjykata ka ber shkeljen e te drejtave te njeriut, për shkak te mos pranimit te drejtpërdrejt te lendeve, ndaj ne te njëjtën datë ne mënyrë elektronike nga kryesuesi i shoqatës është reaguar tek Avokati i Popullit Z. Sami Kurteshi për  ndërhyrje me qellim te evitimit te dukurisë së shkeljes së te drejtave te njeriut nga ana e Gjykatës Komunale ne Skenderajt për rastet ne vijim, me qe dorëzimi i padive palëve (anëtarëve të shoqatës për dëme te luftës “N.Z.”) do te behet ne vazhdimësi po sa te behet kompletimi i lëndëve dhe hartimi i padive .

Me respekt nga jahir bejta!