Takimi me kryetarin e Mitrovicës

Sipas protokollit të caktuar paraprakisht nga Zyra  e kryetari të Komunës së Mitrovicës, më 17 shkurt 2011, delegacioni i shoqatës për dëme te luftës “Ngritja e Zërit” në përbërje nga:  Jahir Bejta dhe z.Brahim Gjaka  u mirëprit nga kryetari Komunës se Mitrovicës,  z.Avni Kastarti.

Pas njoftimit lidhur me:  misionin e organizatës, e cila vepron në nivel vendi, kërkesat dhe sfidat e organizatës, kryetari Komunës se Mitrovicës, z.Avni Kastarti  e përgëzoi këtë subjekt të shenjt për punën që po bën me përkushtim te rrallë,  respektivisht për dalje në ndihmë familjarëve dhe qytetarëve, te cilët pësuan aq shumë, sidomos gjatë luftës së fundit në Kosovë 1998/99, tërësisht pa fajin e tyre.

Ndërsa sa i përket përkrahjes për shtrirje të shoqatës edhe në territorin e Komune se Mitrovicës, kryetari  premtoi së do të bën përpjekje për krijimin e kushteve lidhur me  shtrirje te shoqatës në Komunën e Mitrovicës dhe  kërkoi që në mënyrë shkresore te dorëzohet kërkesa me dokumentacionin e duhur në shkrimore.

Të nesërmen më 18.02. 2011, kryetari i shoqatës z. Jahir Bejta e dorëzoi kërkesën me shkresat e nevojshme në shkrimore.

Pas njoftimit nga shefi i protokollit për Zyrën e Kryetarit z. Kushtrim Shyti, së duhet specifikuar kërkesat e domosdoshme për mundësimin e shtrirjes së shoqatës, pa vonesë është dorëzuar në shkrimore akti përkatës.

Tani jemi në pritje të përgjigjes pozitive nga Kryetari Komunës se Mitrovicës.