Qëllimi

Neni 3 – Qëllimi

3.1    Organizata është themeluar me qellim të ndihmës së ç’do viktime të luftës, ne cilësinë e anëtarit te shoqatës - pas anëtarësimit dhe pranimit te librezës së anëtarësimit për llojet e dëmeve te shkaktuara, si ne vijim:

  • humbja e jetës, mbytja e anëtarëve te familjes
  • lëndimi i trupit, invaliditeti, sëmundja, torturat ne vendet e gjetjes së viktimës apo torturat nëpër burgjet serbe
  • demet ne objektet ndërtimore apo uzurpimi i te njëjtave
  • demet ne pajisje, inventar, interier shtëpiak, makina –vetura, apo makina bujqësore me tërë veglat përcjellëse
  • demet ne pasurinë dhe te mirave të tjera
  • demet tjera te shkaktuara nga aparati shtetëror serb gjatë administrimit te dhunshëm te Kosovës qe nga 22 mars 1989, si pasojë e suprimimit te autonomisë, rrënimit te institucioneve shtetërore, ekonomike e shoqërore, dhunës së ushtruar shtetërore e sidomos humbjet pas dëbimit ne mënyrë masovike te punësuarve shqiptarë nga institucionet shtetërore dhe organizatat punonjëse sidomos ne vitin 1990, duke shkatërruar, fabrika, punishte te ndryshme – makina me rastin e  aplikimit të masave të dhunshme nëpër te njëjtat .
  • Humbjet e shkaktuara për shkak te pamundësimit, te shfrytëzimit te punetorise, pasurisë, makinave, ndërmarrjes, tokës bujqësore.